Obama takon djalin shqiptar 6-vjeçar që i shkroi letër, ja biseda mes tyre (VIDEO)

Para disa muajsh, një djalë 6-vjeç me origjinë shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, u bë i njohur sepse Obama e shpërndau letrën që ai i kishte dërguar. Alex, i tronditur nga pamjet e Omran, djalit nga Siria që qëndronte i gjakosur në ambulancë, kërkonte që ai të vinte e të jetonte në familjen e tij.

Ato fjalë prekëse të dala nga zemra e një fëmije që ende nuk ka zhvilluar të keqen brenda tij, emocionuan gjithë botën, ato siç tha Obama, ishin fjalët e një njeriu që nuk kishte mësuar të ishte cinik dhe bota do të ishte më e mirë nëse të gjithë do të mendonim si ai.

Tani, në prag të largimit nga posti i Presidentit, Obama e ka takuar Alex-in.

“Dukesh shumë bukur me kostum”, i ka thënë ai, ndërsa Alex e ka falënderuar.

-Është i ri?

-Po

-Ma mori mendja-ka thënë Obama.

Alex i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë me prindërit dhe motrën e tij Catherine, të cilën e përmend dhe në letrën dërguar Obama-s, ka qëndruar përballë Presidentit i cili i ka thënë që është shumë i mirë.

“Ishe shumë i mirë dhe i këndshëm, shpresoj që dhe të tjerët ta mendojnë  si ty. Isha shumë krenar për ty”, ka thënë Obama.

Ndërsa Alex, 6 vjeç, ka përshëndetur të gjithë nga Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button