fbpx

OJQ-të: Mbyllja 90 ditëshe e “Jugohromit” , për pikë politike

Shoqatat ekologjike në Tetovë thonë se nuk kanë qenë të informuara se vendimi i Ministrisë Ambientit jetësor parasheh mbylljen e kombinatit të Jugorhomit vetëm për 90 ditë. Pas publikimit të vendimit në Alsat drejtuesit e shoqatave që protestonin kundër ndotjes së ajrit thonë se me këtë vërtetohen dyshimet e tyre se vendimi ka prapavijë politike, raporton Alsat-M.

“Nuk kemi pasur një informacion të atillë se mbyllja e Jugohromit është bë sa për të kaluar zgjedhjet, megjithëse, dyshimet i kemi pasur dhe ato i kemi shprehur edhe hapur. Fakti se Jugohromi po mbyllet vetëm sa të kalojnë zgjedhjet tregon qartë se kjo qeveri nuk është e interesuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve por vetëm për pozitat e tyre në Pushtet”, tha Arianit Xhaferi nga EcoGuerilla.

Nga Shoqata “Nëna dhe Fëmija” thonë se betejën do ta çojnë deri në fund dhe nuk do të lejojnë që dikush të tallet me shëndetin e tyre.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button