Bozhinovska: I domosdoshëm integrim më i madh i maqedonasve myslimanë në shoqëri

“Mos më thuani torbesh, sepse yjet do të shuhen në sy, dhe shtrydhen si lotët e një fëmije”. Kjo simbolikë e Same Zharnoskit nga Zhirovnicë, shprehje të tij bashkëshkohor gjen edhe sot, kur identiteti ynë kombëtar, gjuhësor dhe kulturore ballafaqohet me sfida serioze. Por, sot jemi mjaft të fuqishëm si komb, jo vetëm që ta mbrojmë identitetin gjuhësor, por edhe ta përforcojmë dhe thellojmë, posaçërisht sepse si vend sjellim traditë shekullore të tolerancës e cila i lidh kohërat dhe hapësirat, popujt dhe gjeneratat.”

Këtë e theksoi drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Valentina Bozhinovska në promovimin e sotëm të librit “Maqedonasit me regjilion islamik në kontekst historik dhe bashkëkohor”, njofton MIA.

Libei, tha Bozhinovska, është përmbledhje origjinal i punimeve shkencore autorë të së cilave janë mbi 25 profesorë, doktorë shkencash dhe akademikë. Krahas identitetit, përcaktimeve fetare, islamizimit, folklorit, gjuhës, zakoneve, ata i përfshijnë edhe gjendjet aktuale bashkëkohore, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen maqedonasit myslimanë.

Kryetari i Lidhjes së maqedonasve të besimit islam Ismail Bojda u përqëndrua në trajtimin e maqedonasve myslimanë në shtet, duke theksuar se partitë politike nga fillimi i pluralizmit, aspak nuk e dëgjonin këtë pjesë të popullatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button