AUV: Mishi në tregun e Maqedonisë i sigurt, përforcohen kontrollet inspektuese

Agjencia për Ushqim dhe Veterineri (AUV) sot kumtoi se i ka përforcuar kontrollet inspektuese të veterinerëve zyrtarë në vendkalimet kufitare pas informacionit të marrë se në portin në Tivar në Republikën e Malit të Zi është arritur dërgesa me mish të ngrirë prej vitit 1982. Janë përforcuar edhe kontrollet me tregti me mish dhe përpunime dhe përgatitje të mishit dhe në tregun vendor, kumtoi AUV.

Apelojnë te mediat dhe qytetarët që mos të shkaktohet panik në mënyrë të panevojshme pasi që mishi i dërgesave të tilla do të vijë në tregun e Maqedonisë.

“Mishi, përgatitjet dhe përpunimet e mishit shiten në Maqedoni janë të sigurta pavarësisht nëse bëhet fjalë për produkte të prodhimit vendor apo prej importimit”, thuhet në kumtesë.

AUV thekson që importimi i mishit dhe produkteve të bëhet prej vendeve apo objekteve të miratuara për import, në mënyrë të obligueshme me certifikatë veterinere me të cilin garantohet siguria e dërgesës.

Apelon deri te qytetarët dhe prej operatorëve të ushqimit nëse kanë njohuri se mishi jo i sigurt apo ndonjë produkt tjetër ndodhet në tregun vendor ta paraqesin me shkrim apo personalisht në Agjencinë për ushqim dhe veterineri, si dhe në numrin e telefonit falas 0800 3 22 22 ose në adresën elektronike të Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri  [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button