Maqedoni, femrat sipërmarrëse akoma përballen me stereotipe dhe probleme financiare

Probleme financiare, mungesë të informatave të mjaftueshme, mungesë të njohurive menaxhuese të bizneseve, përjashtim nga ndihmat financiare (grante, kredi), mungesë të balancit mes punës dhe familjes dhe paragjykimi se udhëheqja e biznesit është “punë burrash” janë disa prej sfidave me të cilat përballen sipërmarreset femra në Maqedoni, zbulon hulumtimi “Gjendja me sipërmarrësinë femërore”. Hulumtim ky që u prezantua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Sipërmarrëse, në konferencën e mbajtur në Hotel Grand Plaze, në Shkup, njofton Portalb.mk

“Qëndrimi ynë është fuqizimi ekonomik i gruas, fuqizimi i gruas sipërmarrëse për fuqizim të shoqërisë” u shpreh kryetarja e Shoqatës së grave të biznesit dhe njëherit ambasadorja WED për RM-së, Valentina Disoska.

Ndërsa Kryetarja e grupacionit të grave afariste pranë Odës Ekonomike Veri-Perëndimore, Gzime Fejzi tha:

“E dimë të gjithë se gruaja sot paraqet një shtyllë kryesore në shoqëri. Andaj, mendoj se së bashku nëpër këto evente me apelin tonë që të gjitha gratë të vijnë të na dëgjojnë dhe ta ndjekin rrugën tonë, për shkak se të gjitha së bashku ne mund të jemi më të fuqishme dhe ta ndryshojmë vendin e gruas në shoqëri.”

Sipas kryetares së Shoqatës së grave menaxhere “ELIT”, Lençe Ugrinovska me legjislacionin e Maqedonisë garantohet barazi gjinore, pork jo nuk implementohet në praktikë pasi siç theksoi “Nuk ekzistojnë kurrëfarë masash, rregullativa, sanksione për implementimin e mjaftueshëm të rregullativës ligjore, që garanton barazi”.

“Duke e ditur se kur femrat ndodhen në funksione udhëheqëse në ndërmarrje, ato ndërmarrje janë më konkurruese, me drejtësi më të madhe sociale… na shtyu që të krijojmë projektin “Udhëheqësi femërore”, që ka për qëllim t’i inkurajojë, ta zmadhojë kapacitetin ekonomik të femrave” shtoi Ugrinovska.

Ugrinovska tha ndër tjerash se në Maqedoni, 50% e popullatës janë femra por vetëm  43% janë të kyçura në tregun e punës, ndërsa në 44% të ndërmarrjeve nuk ka femra në pozitat udhëheqëse. Sipas saj, kjo për shkak se akoma qeverisin stereotipet, patriarkalizmi dhe traditat. Andaj duhet ngritje masovike e udhëheqësisë femëroren si kategori ekonomike, jo si kategori feministe. Dhe për këtë të ndërmerren kuota sistematike, duke marrë si model vendet e zhvilluara si Gjermania, Franca, Anglia.

Kryetarja e Bashkësisë së Odave Ekonomike në RM-së , Danela Arsovska apeloi që të inkurajohen femrat, që ta shfrytëzojnë kapacitetin e tyre pasi siç theksoi “Femrat në sektorin e biznesit mund të jenë numër 1”.

Sipas tyre, qëllimi është të arrihet 30% i përfaqësimit të femrave në pozitat udhëheqëse në Maqedoni, ndërkohë që vendet e zhvilluara evropiane synojnë 40%-shin.

“Femrat që janë të suksesshme në biznesin e tyre e meritojnë atë, ashtu siç thonë vetë ata për tre faktorë: ide të mirë, këmbëngulje dhe mbështetje. Agjencia zviceranë për mbështetje due bashkëpunim përmes INA programit ka nder të mbështesë sipërmarrësinë femërore përmes kësaj ngjarjeje dhe të gjitha aktivitetet tona” tha Kryetarja e Programit për rritje të punësimit tregtar, Zhaklina Geshtakovska Aleksovska./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button