480 mijë qytetarë në vit detyrohen të japin ryshfet

Korrupsioni në Maqedoni është problem kryesor për faktin se ky fenomen ka kapluar gjithë sistemin politik. Mos angazhimi i institucioneve në luftë të njëjtat i bën jo kredibile. Kështu kujtojnë ekspertët politik dhe aktivistët në luftën kundër korrupsionit, raporton Portalb.mk.

“Korrupsioni është ndër problemet kryesore, respektivisht është gjenerator i krizës në Maqedoni. Kriza do të merr fund kur institucionet do të punojnë me integritet dhe do të mundësohet një proces demokratik”, theksoi Misha Popoviq, nga Instituti për Demokraci.

Sipas tij, çdo pushtet që do të punojë për të mirën qytetarëve, duhet seriozisht ta marr luftën kundër korrupsionit.

“Përafërsisht 480 mijë qytetarë në vit detyrohen të japin mito. Kjo bëhet në nivel të administratës, sepse kemi të bëjmë me korrupsion të nivelit të lartë. Me korrupsion të shtrirë në gjithë sistemin politik, prej lartë- poshtë”, deklaroi Popoviq.

Do të ishte rritur besimin në sistem nëse do të kishim procedura kundër personave të zhytur në korrupsion, tha Sllagjana Taseva nga Instituti Transparency International- Maqedoni.

“Ky është parakushti në luftën kundër korrupsionit dhe mekanizëm që qytetarët të denoncojnë. Ne sollëm edhe ligj për mbrojtjen e informatorët, që aspak nuk zbatohet, sepse institucionet nuk e zbatojnë. Që të dimë ne se korruspioni ka ndodhur, duhet dikush ta lajmërojë”, përfundoi Taseva.

9-12% nga të anketuarit në Maqedoni kanë pranuar se u kanë dhënë ryshfet institucioneve, gjatë marrjes së shërbimeve të nevojshme. Edhe atë më së shumti në sistemin e shëndetit publik (10%), mandej në policinë rrugore (9%), në sistemin arsimor (4%) dhe për dokumente (4%). Prej tyre vetëm 28% e kanë paraqitur korrupsionin, ndërsa të tjerët nuk e kanë paraqitur kryesisht për shkak të frikës nga pasojat (29%), zbulon raporti më i ri i institucionit Transparency International-Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button