SHBA: Mediat thonë se Trump i ka ofruar post kritikut të Obamës

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka ofruar ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane.

Derisa nuk ka pasur njoftime se a e ka pranuar Flynn këtë ofertë, agjencia Reuters e ka cituar një zyrtar të lartë të zotit Trump, që ka thënë se “kur presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon nga ju që të shërbeni, ekziston vetëm një përgjigje”, shkruan REL.

Zoti Flynn ka shërbyer në dy vite të trazuara si drejtor i Agjencisë së inteligjencës ushtarake në administratën Barack Obama, para se të largohej në vitin 2014 dhe të shndërrohej në kritik udhëheqës të politikave të jashtme të Obamës.

Zoti Flynn është veçanërisht kritik ndaj qasjes së Obamës për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara janë më pak së sigurta nga terrorizmi sot, se që ishin para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button