Keri: Shumicë e madhe e amerikanëve e mbështesin Marrëveshjes s Parisit për ndryshimet klimatike

Sekretari i përgjithshëm i SHBA-së Xhon Keri deklaroi në konferencën ndërkombëtare për ndryshime klimatike në Marok, se shumica e madhe e amerikanëve dëshirojnë që SHBA-ja t’i respektojë obligimet e ndërmarra në pajtueshmëri të Marrëveshjes së Parisit për klimë, njofton BTA.

“Refuzimi i luftës me ndryshime klimatike do të jetë ‘mossukses moral me pasoja katastrofike'”, theksoi Keri para pjesëmarrësve në konferencën e KB-së në Marakesh.

Ai e quajti Marrëveshjen e Parisit “kornizë e krijuar t’i qëndrojë kohës”.

“Amerikanët e dinë se klima do të ndryshojë”, theksoi Keri.

Sekretari shtetëror potencoi se nuk mund të parashikojë se çfarë do të jetë politika e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Tramp, në sferën e ndryshimit klimatik, por qëndrimet e tij mund të ndryshojnë, pasi ta marrë funksionin.

Tramp ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike i quajti “mashtrim”.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së premtoi se do të tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit nga viti 2015 dhe do të ndërpresë çdo financim me të hollat e taksapaguesve amerikanë për programet për luftë me ngrohjen globale dhe do ta gjallërojë xehetarinë në SHBA.

“Nuk mund të spekuloj se çfarë politike do të zhvillojë presidenti ynë i sapozgjedhur, por do t’ua them këtë: në vitet, e kaluar në jetën publike, një nga gjërat që i mësova është se kur merr funksion shtetëror, disa çështje duken ndryshe në krahasim me fushatën parazgjedhore”, shpjegoi Keri në Marakesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button