Obama nuk e përjashton thellimin e ndarjes në shoqëritë e zhvilluara

Shoqëritë në vendet e zhvilluara industriale do të vazhdojnë të jenë të ndara, deklaroi presidenti i SHBA-së, Barak Obama në intervistën për televizionin “A – Er – De”, e cila u publikua sot.

“Nëse ekonomia globale nuk reagon sipas disponimit të njerëzve, nëse ata ndjehen të lënë pas dore, nëse pabarazia vazhdon të thellohet, ndarja në vendet e zhvilluara industriale do të rritet”, theksoi Obama.

Obama foli edhe për rolin e kancelares gjermane, Angela Merkel në zhvillimin a partneritetit transatlantik.

“Ajo është shumë e sigurt, e gatshme të luftojë për vlerat. Gëzohem që ekziston dhe gjermanët duhet ta vlerësojnë. Në çdo rast unë e vlerësoj si partner”, theksoi presidenti i SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button