Ekuadori kërkon garanci se Asanzhi nuk do të ekstradohet në SHBA

Ekuadori kërkon garanci se themeluesi i Ukiliksit Xhulian Asanzh nuk do të ekstradohet në SHBA nëse heq dorë nga azili në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, deklaroi shefi i diplomacisë së Ekuadorit Gijom Long.

Ai theksoi se garanci të tilla ka marrë nga Britania e Madhe dhe nga Suedia.

“Nëse vërtet është i kërkuar në Suedi për shkak të akuzave për dyshim për dhunim, atëherë është në rregull, por nuk mund të dërgohet në vend të tretë”, theksoi Long në një intervistë për faqen e internetit “Ekuadori tani”.

Ai shtoi se Asanzh mund të transferohet në Suedi, nëse kjo nuk është pjesë nga plani të ekstradohet në vend tjetër.

Asanzh në Suedi është i akuzuar për dhunim, ndërsa në SHBA është i akuzuar për publikim të 500.000 dokumenteve sekrete ushtarake për luftat në Afganistan dhe në Irak.

Themeluesi i Uikilikist është marrë në pyetje në Ambasadën e Ekuadorot në Londër më 14 dhjetor nën akuzën e Prokurorisë suedeze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button