Orav: Gjeni bashkëbisedues për emrin

“Ajo që thoni se nuk keni bashkëbisedues nga pala tjetër, un mundem vetëm të ju jap guximin që ta gjeni atë bashkëbisedues dhe nëse dikush paralajmëron se asgjë nuk mund të bëhet, them së është diçka thjeshtë jokonstruktive”, tha ambasadori i BE-së, Avio Orav për Radio Evropa e Lirë.

Zgjerimi i BE-së sipas Orav është në vazhdimësi e sipër. Kroacia tani më veç se u bë pjesë e familjes së madhe evropiane, Mali i Zi është duke trokitur në këtë derë, Serbia po afrohet dita ditës më shumë, dhe ai shpreson që edhe Shqipëria do të jetë vend kandidat dhe shpreson që edhe tek ne punët do të zgjidhen.

“Gjitha vendet anëtare kanë ligje të ndryshme për zgjedhjet dhe mediumet. Në të njëjtën kohë ekzistojnë principe kyçe universale të njëjta që duhet të ndiqen. Në rastin konkret BE ishte shumë e interesuar që të ndihmojë gazetarët që të tejkalojnë mosmarrëveshjet me shtetin në lidhje me shpifjen. Tanë shumë me kujdes ndjekim se si po zbatohet ky ligj. Ligjet për mediumet të cilat ishin tërhoqën vëmendjen shumë mirëpo duhet të sqarohet se BE nuk kërkoi ligje për mediumet por ajo është obligim i shtetit që ti ketë ato ligje. Ajo që është më e rëndësishme për neve është që të ketë dialog mes Qeverisë dhe gazetarëve për shkak se kjo ishte pjesë e marrëveshjes së 1 marsit, kurse BE është pjesë e kësaj marrëveshjeje. Ne cekëm se kishte dialog dhe u pranuan amendamenti e fundit mes qeverisë dhe gazetarëve. Shpresoj që ky dialog të vazhdon dhe ne i përshëndesim këto zhvillime. Në nuk do të bëjmë vlerësimin e përmbajtjes së këtij ligji, atë do ta bën OSBE. Por kuptohet se shpresojmë që të ketë përmbajtje të mirë për zgjedhjet të cilat do të zhvillohen shumë shpejtë dhe të jemi dëshmitarë që këto ndryshime ligjore do të implementohen”, tha Orav.

Lajme të ngjashme

Back to top button