Avokati i Popullit: Nxënësit e shkollave të mesme nuk marrin pjesë në sjelljen e vendimeve

Nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë në mënyrë formale dhe jo esenciale dhe cilësore marrin pjesë në sjelljen e vendimeve në shkollat e tyre të cilat kanë të bëjnë me çështjet e procesit edukativo-arsimor të cilat i prekin, edhe pse neni 12 i Konventës për të drejtat e fëmijëve ia garanton këtë të drejtë fëmijës gjegjësisht e obligon shtetin që t’i jepet mundësi për ta shprehur mendimin personal në pajtim me moshën dhe pjekurinë e tij, shkruan MIA.

Ky është konstatimi në Raportin e veçantë për gjendjen me respektimin dhe realizimin e të drejtës së pjesëmarrjes së fëmijës në sjelljen e vendimeve në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë, të cilin sot e prezentoi Avokati i Popullit i Maqedonisë pas hulumtimit të realizuar në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2015/2016. Është përpiluar në bazë të përgjigjeve të 14 pyetjeve të cilat i kanë marrë prej drejtorëve, kuadrove profesionalë (pedagogë dhe psikologë) dhe një pjesë e profesorëve të 103 shkollave të mesme në 38 qytete.

“Analiza e pyetësorëve të fituar prej 103 shkollave të mesme në Maqedoni e konfirmon konstatimin se pjesëmarrja e fëmijëve në sjelljen e vendimeve nuk është rregulluar me ligj. Duke e analizuar Ligjin për arsim të mesëm, kemi përcaktuar se nxënësit, prindërit e tyre ose tutorët kanë mundësi në njëfarë mënyre të marrin pjesë vetëm përmes parashtrimit të ankesës, edhe atë në tri raste – kur nuk janë të kënaqur nga vlerësimi në fund të vitit, në rast të rezultateve nga kontrolli ekstern ose për shqiptimin e masës pedagogjike”, tha Vaska Bajramovska – Mustafa, zëvendësavokate e popullit.

Sipas saj, në kushte kur prindërit/tutorët dhe mësimdhënësit në procesin edukativo-arsimor vendosin në vend të fëmijëve për çështje të rëndësishme, çështjet se sa mund të pritet se fëmijët me të vërtetë do të mund ta realizojnë atë që pritet prej tyre – të rriten në qytetarë të vërtetë të cilët do të dinë të jetojnë në shoqëri demokratike, që të dinë t’i respektojnë vlerat, të ndërtojnë vlera dhe të respektojnë diversitete.

Hulumtimi ka treguar se pjesëmarrja e nxënësve në sjelljen e vendimeve nuk është unifikuar gjegjësisht në mënyrë të barabartë në të gjitha shkollat e mesme dhe se në 61 shkolla të mesme pjesëmarrja e fëmijëve është rregulluar me akt intern të shkollës, ndërsa në 42 në formë të organizimit për pjesëmarrjen e fëmijëve në sjelljen e vendimeve.

Theksoi se nga hulumtimi fitohet përshtypja se drejtoritë e shkollave i përziejnë termet “pjesëmarrje” dhe “shoqërim” në bashkësi shkollore ose këshilla në nivel të klasës apo shkollës – ku kërkesat apo qëndrimet e nxënësve i prezantojnë kryetarët e klasave.

Raporti i veçantë i është dorëzuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Avokati i Popullit të RM-së pret pranimin e rekomandimeve të tyre dhe se do të bëhen ndryshime të cilat do të kontribuojnë për zbatimin konsekuent të nenit 12 të Konventës për të drejtat e fëmijëve në sferën e arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button