“Termini im”: Rreth 100 mjekë kanë shkruar numër të madh të recetave

Nga analiza e të dhënave nga Sistemi nacional për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini im” është vërtetuar se tek rreth 100 mjekë janë konstatuar numër jorealisht i madh i recetave të shënuara, të cilat mjekët ia kanë shënuar vetëvetes, kumtoi Drejtoria për evidenca elektronike në shëndetësi – Termini Im pas reagimeve të Shoqatës së mjekëve amë për pamundësinë që mjekët amë vetëvetes t’i krijojnë udhëzime dhe receta (respektivisht të udhëhiqen si pacientë amë tek vetëvetja).

Kështu, theksohet në kumtesë, Drejtoria pohon se një gjinekolog i ka shënuar vetes 182 receta për një vit, nga të cilat 45 janë antibiotikë.

Nga atje theksojnë se është joreale dhe nuk përkon fare me protokollet e mjekësisë të bazuara në dëshmi, që një pacient të ketë pasur terapi antibiotike çdo ditë në periudhë prej një viti.

Nga Drejtoria theksojnë se në mënyrë shtesë kanë kofirmuar edhe dhjetëra raste të mjekëve amë nga gjithë shteti, të cilët kanë krijuar mbi 110 receta vetëvetes për një vit, ose në mesatare çdo vit prej tyre vetes i kanë plotësuar nga 136 receta gjatë një viti.

Në kumtesë theksohet se rreth 100 mjekë amë, është konstatuar se vetëvetes i kanë shënuar mesatarisht nga 72 receta në nivel vjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button