Qytetarët ankohen për vonesat e ndihmës së shpejtë

Qytetarët e Shkupit ankohet se ekipi e ndihmës së shpejtë vonohet shumë pas telefonatës urgjente në të cilën kërkohet ndihma e tyre.

“Kishim rast urgjent, pritëm gjysmë ore deri sa erdhe makina e ndihmës së shpejtë. Ajo për këtë arsye e ka emrin ashtu, duhet të jetë e shpejtë ngase ndonjëherë mund të bëhet fjalë për jetë ose vdekje. Personi mund të humb jetën për shkak të vonesës së ndihmës së shpejtë”, tha Faton S, nga Shkupi.

Ai vazhdon tregon për një ndeshje që ka pësuar me makinë.

“Po të mos ishin veturat të cilat kalonin ka vendi ku unë isha aksidentuar, nuk e di se çfarë do të ndodhte me mua. Ekipet e ndihmës së shpejtë duhet të jenë më të shpejta dhe më efikase”, shtoi ai.

Ai nuk është i vetmi ka edhe shumë e shumë familje që ankohen dhe pyeten se sa ekipe të ndihmës së shpejtë ka në Shkup.

Sipas të dhënave në ueb faqen e Ndihmës së shpejtë, në qytetin e Shkupit ka nëntë ekipe të ndara në disa punkte, dy në Jane Sandanski dhe Çair, një në Çento dhe katër ekipe në Karposh, por theksohet se nëse në ndonjërën prej këtyre lagjeve ka me shumë raste dhe nuk ka ekip të lirë në pikën që është më afër, vinë ekipe nga njësitë tjera për të ju dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë

Lajme të ngjashme

Back to top button