Haxhi-Lega: Shkalla e lindjes së parakohëshme në nivel të Maqedonisë është 9%

Lindja e parakohshme paraqet problem global botëror. Sipas të dhënave të Qendrës për Shëndet Riprodhues i cili funksion në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe  Obstetrikë, shkalla e lindjes së parakohshme në nivel të Republikës së Maqedonisë arrin nëntë për qind dhe është diçka më e lartë në krahasim me vitet paraprake.

Këtë sot e theksoi drejtoresha e Klinikës, Marija Haxhi-Lega me rastin e 17 Nëntorit , Ditës Botërore të Premturitetit, e cila tha se ekziston trend i rritjes të shkallës së lindjes të parakohshme. Rreth 17 për qind nga të gjitha lindjet në Klinikë, theksoi ajo, janë të parakohshme.

“Përqindja e lindjes së parakohshme në Klinikë vitin e kaluar dhe atë paraprak arrinte 15, pastaj 17 për qind. Në Klinikë nga vitit 2001 është hapur Repart për kujdes intensiv dhe terapi. Lindja e parakohshme paraqet problem global botëror, do të thotë nuk është problem vetëm i vendit tonë, por madje edhe i SHBA-së të cilët janë një ndër kryesuesit me shkallë më të lartë të lindjes së parakohshme e cila arrin rreth 12 për qind”, tha Haxhi-Lega.

Theksoi se kjo ditë shënohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së popullit, nënat e ardhshme të aktuale në pikëpamje të rreziqeve dhe sfidave të cilat i ka lindja e parakohshme.

прематуритет

Theksi se Klinika, si rezultat i bashkëpunimit të Shoqatës për Mjekësi Perinterale në Evropën Juglindore, përfaqësues i së cilës  është ajo, do të kyçet në një studim multicentirik i cili do të fillojë vitin e ardhshëm në të cilën Maqedonia do të arrijë të kontribuojë në hulumtimin e mekanizmave patogjene të lindjes së parakohshme.

Sqaroi se shkak shumë i shpeshtë për lindjen e parakohshme janë infeksionet dhe për shkak kësaj intesivisht kanë punuar në vendosjen e kontrolleve të rregullta gjinekologjike dhe vëzhgimin mikrobiologjik te shtatzënat gjatë kujdesit antenatale, e cila është shumë e rëndësishme për uljen e shkallës së lindjes të parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button