Shtyhet seanca gjyqësore për ngjarjet para Komunës Qendër

Gjykata Penale e Shkupit sot kumtoi se me parashtresë me shkrim janë informuar se avokati Nikolla Dodevski mbrojtës i M.J., i akuzuar i dytë në lëndën lidhur me ngjarjet para Komunës Qendër, për të debatin kryesor të së cilës është caktuar data 21 e këtij muaji, është parandaluar të merr pjesë në debatin e caktuar kryesor.

Dodevski, siç ishte cekur në parashtresën drejtuar Gjykatës, nuk do të marrë pjesë në seancë, sepse është organizues dhe do të marrë pjesë në punëtorinë dyditore për Implementimin për Ligjin për matje të dënimeve, organizuar nga Oda e Avokatëve të RM-së, Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe Byroja për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjeve, ngjarje e caktuar para se ta merte ftesën për debatin e caktuar kryesor.

Në shtojcë të parashtresës, avokati ka dorëzuar agjendën e ngjarjes dhe ka kërkuar që debati kryesor, për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë si mbrojtës i të akuzuarit të dytë. të ricaktohet në pajtim me nenin 351 alinea 2 dhe 3 të LPP “Debati kryesor mund ta shtyejë edhe sipas detyrës zyrtare prë shkak të arsyeve shëndetësore apo të tjera, ndësa shkaqet për shtyerje dhe arsyetimi për to futen në urdhëresën për shtyerje, përkatësisht procesverbal”.

“Përndryshe për debatin e caktuar kryesor, përmes kumtesës në ueb faqen e Gjykatës, opinioni ishte informuar që më 29.09.2016 http://osskopje1.mk/Novosti.aspx?novost=555   kur u dërguan edhe ftesat për palët, por duke pasur parasysh parashtresën e avokatit Dodevski, dhe duke pasur parasysh dispozitat nga neni 341, alinea 2 dhe 3 të LPP-së, si dhe faktin se për të akuzuarit e shtatë dhe të dhjetë, nga 14 të akuzuar të përfshirë në lëndë, ende nuk është marrë letra kthyese se e kanë pranuar propozimin prokurorial dhe ftesën, gjykatësi tek i cili ishte caktuar lënda, sipas detyrës zyrtare, dhe duke pasur parasysh orarin e debateve të caktuara paraprake për lëndë të tjera, e ricaktoi debatin kryesor për datën 16.12.2016, për çka i njoftoi palët”, ceket në kumtesën e sotme të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button