BDI, mediave: Mos manipuloni me tragjedi familjare

Kabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, denon ashpër shpifjet tendencioze të njëpasnjëshme që po botohen nga media të caktuara pa asnjë përgjegjësi ndaj të vërtetës dhe pa asnjë respekt për publikun.

BDI nëpërmjet një reagimi thonë se dënojnë ashpër shpifjet tendencioze që po botohen në disa media të caktuara, por pa përmendur se cilat janë ato.

Nga aty nënvizojnë se liria e shprehjes nuk nënkupton edhe lirinë për të shpifur dhe për të mashtruar opinionin publik, e aq më pak të manipulohet me një tragjedi familjare pēr qëllime zgjedhore.

“Disa media janë vënë në shërbim të tërësishëm të shpërndarjes së gënjeshtrave dhe nxitjes së dhunës zgjedhore duke bërë edhe thirrje për organizime të dhunshme ndaj partisë më të madhe shqiptare dhe liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti. Përkrahja masovike e shqiptarëve për Ali Ahmetin dhe BDInë që nga Struga gjer në Kumanovë e Likovë sa vjen e rritet pas secilës shpifje të botuar dhe pas secilit gurrë të gjuajtur për arsye se qytetarët tek Ali Ahmeti gjejnë paqen, sigurinë, stabilitetin përkundër ofertës suaj të dhunës, intrigës dhe shpifjeve”, thuhet në reagimin e partisë.

BDI në takimin e fundit me qytetarët e Kumanovës është ballafaquar me revoltën e kumanovarëve. Dhjetëra qytetarë kanë goditur me gurë veturat e funksionarëve të BDI-së dhe liderit të partisë, Ali Ahmeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button