Jolevski: Maqedonia intensifikon reformat për integrim në NATO dhe BE

Gjatë ditës së djeshme ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski ka zhvilluar takimet e mbetura nga axhenda e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku u takua me përfaqësuesit e fondacionit “Heritage”, me ata të institutit për lidership “McCain” dhe me anëtarin e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit për Sigurisë Kombëtare, Truman, Saly Painter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e kabinetit të ministrit Jolevski, në takimet e zhvilluara është vënë theksi në aktivitetet e Maqedonisë për përballje me krizën e emigrantëve si dhe për mënyrat e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, ndërkohë që është biseduar edhe për zgjedhjet e dhjetorit të cilat do të mbahen në vend me të cilat synohet fundi i krizës politike.

“Ministri Jolevski dha garanci se pas zgjedhjeve në Maqedoni, me një ritëm të përshpejtuar do të intensifikohen reformat të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë në veçanti sepse të njëjtat mundësojnë integrimin më të lehtë në aleancën Euro-Atlantike”, thuhet më tej në njoftim.

Sot Jolevski udhëtoi për në Kanada, ku do të flasë në Forumin me titull “Kriza e emigrantëve dhe ndikimi i saj në vendet e të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, BE-ja dhe NATO”, i organizuar nga universiteti Carleton në Ottawa.

Gjatë ditës Jolevski do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit kanadez, George Furej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button