Besart Ibraimi i nominuar për futbollist të vitit nga FFM

Federate e futbollit të Maqedonisë ka zbuluar emrat e të nominuarve për zgjedhjen e më të mirëve për vitin që po lëmë pas në futbollin e Maqedonisë.

FFM ka nxjerrë pesë kategori ku do të ketë nga tre të kandiduar. Votimi do të bëhet përmes faqes zyrtare të federatës në internet, e që do të zgjasë nga 5 dhjetor, ndërsa manifestimi për shpalljen e më të mirëve do të mbahet me 15 dhjetor.

Në përzgjedhjen e futbollistit më të mirë nga kampionati vendor, është sulmuesi i Shkëndijës, që momentalisht është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Besart Ibraimi, pas tij në konkurrencë janë dhe dy futbollistë të Vardarit, Boban Grnçarov dhe Stefan Spirovski.

Në konkurrencën e futbollistëve të rinj, janë nominuar Elif Elmaz nga Rabotniçki, Esmin Liçina i Vardarit dhe Jani Atanasov nga Akademija Pandev.

Në kategorinë e futbollistëve më të mira bëjnë pjesë si të nominuara Ulsa Maksuti nga ekipi As Junajted, Teodora Dimovska nga Dragon dhe Aneta Gerogieva e Koçanit.

Kategoria trajner më i mirë i moshave të reja ka në listë Berat Imerin e ekipit të kadetëve të KF Shkëndija, Jugosllav Trençovski i Akademija Pandev me kategoritë e reja dhe trajneri  pionerëve të KF Vardarit, Sasho Todorovski.

Në kategorinë e futbollit në sallë, të dominuar janë futbollistët, Daniell de Souza, Igor Leovski dhe Aleksandar Gligorov. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button