Një viktimë dhe pesë të lënduar në 11 fatkeqësi komunikacioni dje në Shkup

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kreu ekspertizë të gjithsejt 11 fatkeqësive në komunikacion. Në një prej tyre një person ka humbur jetën. Në tre fatkeqësi janë lënduar pesë persona, ndërsa shtatë fatkeqësi kanë kaluar me dëme të shkaktuara materiale.

Një person humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni e cila ndodhi në orën 16:45 në rrugën rajonale Shkup – Veles, në vendbanimin Goce Dellçev, në të cilën morën pjesë automjeti i llojit “pezho partner” dhe autobusi “Laz” me targa të Shkupit dhe drejtuar nga qytetarë të Shkupit.

Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme, pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh.

Janë sanksionuar tre vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 24 vozitës gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur celularin, si dhe 17 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar.

Janë hasur edhe 66 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 56 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit, si këmbësorik, ashtu edhe atë rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button