Man. United e do Hysajn që në janar, gati të paguajë 30 mln euro

U transferua nga Empoli te Napoli për vetëm 5 milionë euro, por tashmë Manchester United duket se është i gatshëm të derdh në arkat e klubit të drejtuar nga Aurelio de Laurentiis plotë 30 milionë euro.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja italine “Il Mattino”, e cila bën të ditur se një prej skuadrave më të mëdha në botë, Manchester United është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Elseid Hysaj dhe ta transferojë që në janar, një shifër e konsiderushme kjo që do ta bënte atë futbollistin më të shtrenjtë të gjithë historisë së Kombëtares tonë të Futbollit, transmeton TCH.

Megjithatë, akoma nuk ka një ofertë zyrtare, por edhe në rast se kjo do të ndodhte zor se drejtuesit e Napolit do të lëshonin lojtarin shqiptar, i cili rinovoi me klubin deri në vitin 2021 vetëm pak kohë më parë.

Për Hysajn përveç Manchester United në muajt e fundit është interesuar dhe një tjetër gjigant i futbollit europian, Bayern Munchen, e megjithatë te Napoli janë të vendosur për t’ju rezistuar ofertave, të paktën në merkaton e janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button