Diplomati amerikan Server: Nuk do të kisha votuar politikanë që akuzohen (VIDEO)

Analisti amerikan Daniel Server, thotë se nuk do të kishte votuar për politikanë kundër të cilëve janë ngre procedura gjyqësore dhe të njëjtit pretendojnë pushtetin, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se në çdo shoqëri demokratike, njerëzit janë të pafajshëm derisa nuk vërtetohet e kundërta. Me këtë pyetje jam ballafaquar edhe si diplomat amerikan, kur kam kontaktuar me persona të cilët akuzohen. Në përgjithësi, vendimi ishte të bëjmë në kontakt sepse ato janë të pafajshëm derisa nuk vërtetohet se janë fajtorë. Kështu mendoj edhe për Gruevskin. Nuk jam i sigurt nëse Gruevski llogaritet në publik si i akuzuar?”, ka theksuar në intervistën e dhënë për Novatv.mk diplomati Server.

Në pyetjen gazetareske, a do të kishte votuar Server për Gruevskin, ja si përgjigjet Server:

“Unë nuk do të kisha votuar për persona që akuzohen. Por, populli në Maqedoni është ai që duhet të vendos, nëse dikush akuzohet, nëse do ta votonin, nuk jam unë ai që duhet të tregoj për kë duhet votuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button