Shaqiri dy gola ndaj Freiburgut të Mehmedit (Video)

Xherdan Shaqiri ka qenë lojtari kryesor i Bayernit në fitoren e xhiros së 21-t të Bundesligas gjermane. Shaqiri ka shënuar dy gola në triumfin e Bayern Munichut para shikuesve të vetë në stadiumin ‘Alianz Arena’ ndaj Freiburgut me rezultat të thellë prej 4:0.

Serinë e golave për Bayernin e filloi qendër-mbrojtësi brazilian, Dante, i cili realizoi gol me kokë në minutën e 19 të ndeshjes.

Ndërsa dy golat e radhës për ‘rekordmeister’ i shënoi mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri. Fillimisht, Shaqa golin e parë e realizoi në minutën e 34-t të takimit, pas një solo aksioni. Ndërkaq, vetëm tetë minuta më pas, Shaqiri shënoi gol pasi që morri një pasim të saktë nga mesfushori Toni Kross.

Kur pritej të përfundonte ndeshja, sulmuesi Claudio Piazarro realizoi golin e katërt dhe vulosi rezultatin final, atë prej 4:0 për Bayernin. Pas ndeshjes sipas votave në internet dy futbollistët shqiptar, Shaqiri i Bayernit dhe Mehmedi i Freiburgut janë shpallur futbollistë të ndeshjes.

Vlen të theksohet se Bayernit i munguan për këtë sfidë pesë titullarë të tillë si Franck Ribery, Thiago Alcantara, David Alaba, Jerome Boateng, Mario Manxhukiq.

Pas kësaj fitoreje, Bayern mbetet lider i renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 59 pikë, ndërsa Freiburg ‘rrëshqet’ në vendin e 16 me 18 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button