Trishtim i thurur në personazhin Shqipe
Perri – shtojzovalle!
Vallë acari i lashtë
zhbiron trazim në mendje
… për një jetë të tjetërsuar dashurore
në shtrat – pakthim
dhe… vuajtje mallkim shkëlqyes
rëndon syçkat
dhe… dhembje e shpërndarë mërzit
heshtazi shpirtin
dhe… vajtim i bollshëm akomodoi
buzëqeshje të pikëlluar
…
vajtore e gjorë!
Vallë hije e shthurur vërdatet
te hijeshia jotokësore?
Jo!
Drejtohu!
Mblidh veten!
S’ka lamtumirë!
Kujtimet nuk heshtin!
dhe vallëzo me to…
dhe vallëzo me jetën…
dhe le të shastiset flakërisht shikimi…
dhe le të shpërndaj pashtershëm dashuri…
dhe… le të pamundësoj vuajtjen.
Autor: D-r TihBranJak