Ali Ahmeti pyet se “ku ka gabuar”

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubimin në Strugë mbrëmë ka folur për, siç tha ai për, sukseset e BDI-së që nga viti 2002, të cilat, sipas Ahmetit BDI-në e kanë bërë më të fortë.

“E para është që kemi punuar me zemër, s’kemi humbur kurrë besimin tek qëllimi, por arsye mbi arsye sepse në BDI aderojnë misionarë, idealistë që jo shumë kush i sheh ata. Ata nuk njohin vështirësi, mposhtje…Na dalin iniciativa të vogla, lëvizje apo qytetare. Unë i përcjell çka flasin, çka premtojnë, asgjë, asgjë vetëm shajnë Ali Ahmetin. Më tregoni se ku kam gabuar? mos gabova që kam hapur universitet shqiptar, zyrtarizova flamurin shqiptar…Duke rrënuar dikë nuk mund të ngritesh, por trego se çfarë kuadro e njerëz ke për t’u përballur me BDI-në”, ka thënë Ahmeti në tubimin në Strugë, raporton Aktuale.mk.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se zgjedhjet lokale të cilët vijnë edhe Struga duhet të kthehet aty ku sipas tij, e ka vendin, “të rreshtohet aty ku është përparimi, vetëm brenda këtyre dy viteve, pavarësisht se kemi pasur një mandat të vështirë si rezultat i krizës politike, por në aspektin e investimeve kemi pasur lëvizje pozitive dhe duhet vlerësuar në saje të politikave të shëndetshme dhe largpamëse”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button