Ndërmarrjet nën hetim, pajisjet ortopedike jepen në barnatore

Shkupjanit Sasha Radulloviq i është amputuar këmba. Pas terapisë fizikale i është dhënë vërtetëm që të mbajë proteza, por në Fondin e Shëndetësisë i kanë thënë  se protezën për këmbën mund ta merr në një barnatore përkatëse në Tetovë edhe atë kur të mbarojë tenderi më 1 janar, transmeton Portalb.

“Në dokumente më shkruan se protezën patjetër duhet ta marr më 6 dhjetor. Por nuk është e qartë se si Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) më drejton te barnatorja “Kemofarmacia” në Tetovë, emri i të cilit dihet më parë (në dokumente shkruan edhe emri i barnatores) kur ende nuk është përfunduar tenderi. Si mundet që barnatorja t’i bëjë këto punë”, thotë Radulloviq për NOVATV.

Ai gjithashtu thotë se është drejtuar në ndërmarrjen e specializuar për ortotikë dhe protetikë e cila i prodhon protezat “Sllavej”, ku i është caktuar se patjetër duhet që ta paguaj vlerën e plotë të protezës pasi që Fondi e ka shfuqizuar marrëveshjen.

Pajisjet ortopedike, ashtu siç janë, karrocat invalidore, ndihmëse për në dorë dhe krahë, sipas vendimit të FSSH-së, nga  31 dhjetori janë marrë në barnatoret në vend që në ndërmarrjet e specializuara të cilat shesin ose ata i prodhojnë. Me kontroll të kryqëzuar të të dhënave, FSSH-ja, ka konstatuar parregullsi dhe shkelje të rregullave dhe andaj i ka shfuqizuar marrëveshjet për gjashtë ndërmarrje ortopedike. Për këtë, dokumentacionin e plotë FSSH-ja e ka dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike e cila do të duhet ta hetojë rastin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button