Muslimanët e Mianmarit: Njerëz pa liri dhe të drejta

Muslimanët Rohingya në Mianmar të cilët janë objekt i diskriminimit sistematik dhe i janë nënshtruar asimilimit të dhunshëm për disa vjet, janë bërë një popull që nuk kanë gati asnjë të drejtë në atë vend, njofton agjencia Anadolija.

Ata shpesh janë edhe shënjestër e dëbimit nga vendi i tyre,kështu që afër një milion musliman rohingya kanë gjetur strehim në Arabinë saudite, Bangladesh, Malajzi, Pakistan dhe disa vende Evropiane.

Vitet e fundit  në shkeljen e të drejtave të njeriut për muslimanët Rohingya në Mianmar është përfshirë edhe qeveria e këtij vendi e cila nxjerr ligje me çka edhe më shumë e diskriminon këtë bashkësi.

Muslimanët e Mianmarit për këtë shkak gati se nuk kanë asnjë të drejtë për të pasur pronën e tyre në këtë vend. Gjithashtu nuk kanë as të drejta në arsimim, shëndetësi dhe punësim.

Në të njëjtën kohë rohingyave  u ndalohet edhe shkuarja në mësimet fetare islame derisa budistëve u lejohet të mësojnë religjionin.

Muslimanëve u rëndohet udhëtimi jashtë Arakanit, ku janë shumicë, sepse u duhet gjashtë muaj për të marrë leje për udhëtim jashtë shtetit.

Autoritete në këtë vend u nxjerrin vështirësi të ndryshme muslimanëve gjatë martesës sepse në  këtë mënyrë dëshirojnë të kontrollojnë shkallën e natalitetit mes banorëve muslimanë.

Gjatë një bisede me AA, Nurullah, një anëtarë i bashkësisë muslimane rohingya, tha se bashkë me familjen është detyruar ta lëshojë  shtëpinë e tyre për të shkuar në kampin e refugjatëve në një vend tjetër./ Breziiri

Lajme të ngjashme

Back to top button