Qeveria e Jemenit kundër armëpushimit

Shefi i diplomacisë jemenase Abdel Malek al-Meklafi sot deklaroi se Qeveria nuk është e interesuar për ndërprerje të zjarrit dhe bisedime për qeveri të unitetit, që paraprakisht i paralajmëroi sekretari shtetëror i SHBA-së Xhon Keri.

“Qeveria nuk e ka ditur e as i intereson ajo që sekretari Keri e paralajmëron, ndërsa paraqet vullnet t’i jepet fund luftës 19-të mujashe, por në këtë mënyrë të arrihet marrëveshje me grupin fetar huthët”, shtoi Meklasi në Tuiter.

Keri gjatë vizitës në Abu Dabi njoftoi se palët në luftë në Jemen janë pajtuar për armëpushim, që do të hyjë në fuqi më 17 nëntor dhe se së bashku do të punojnë për Qeverinë e unitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button