Obama në vendin e parë, Putini në të nëntin në listën e liderëve më të paguar botërorë

Pas deklaratës së presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp se ka qëllim që të heqë dorë nga rroga presidenciale, mediat franceze kanë bërë klasifikim të disa liderëve botërorë, sipas rrogave të tyre, njofton TASS.

Sipas klasifikimit të gazetës “Lez-eko” dhe portalit statistik “Statista” në krye të listës është presidenti në largim i SHBA-së, Barak Obama, ndërsa kolegu i tij rus, Vladimir Putin, merr tre herë rrogë më të vogël se ai, dhe për shkak të kësaj ndodhet në vendin e nëntë.

Hulumtimi tregon se rroga e presidentit rus është më e vogël se ajo e shumë kolegëve të tij nga “Grupi i tetëshes” (G-8).

Sipas të dhënave të gazetarëve francezë, rroga e Putinit arrin rreth 136.000 dollarë në vit. Obama prin me të ardhura vjetore prej 400.000.

Pas tij ndodhet kryeministri kanadez Xhastin Trudo, i cili fiton 260.000 dollarë në vit, ndërsa në vendin e tretë ndodhet kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kryeministrja britanike Tereza Mej ndodhet në pozicionin e pestë me të ardhura prej 215.000 dollarësh në vit, ndërsa në të gjashtin kryeministri japonez Shinxo Abe me rrogë prej 203.000 dollarësh në vit.

I teti në listë është presidenti francez Fransoa Oland me rrogë vjetore prej 194.000 dollarë.

Nga liderët e vendeve të G-8, vetëm kryeministri italian Mateo Renci ka të ardhura më të ulëta se ato të Putinit (125.000 dollarë), me çka ndodhet në vendin e nëntë.

Në klasifikim gjithashtu janë vendosur edhe dy liderët që nuk janë në G-8, presidenti i Afrikës Jugore, Xhejkob Zuma, i cili ndodhet në vendin e katërt me rrogë prej 233.000 dollarë në vit, dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili është i shtati në listën me të ardhura prej 197.000 dollarësh amerikanë në vit.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Tramp të dielën për televizionin CNN deklaroi se heq dorë nga rroga presidenciale, e cila është në vlerë prej 400.000 dollarë në vit.

Sipas të dhënave më të reja të “Forbs”, prona e Trampit vlerësohet në 3,7 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button