Pellegrini: Kemi shumë mungesa, Neymar i rrezikshëm

Nga e Marta fillojnë emocionet e Ligës së Kampionëve. Manchester City do të ketë një nga sfidat më të rëndësishme të këtij sezoni pasi skuadra e Manuel Pellegrini do të presë në “Etihad Stadium”,  skuadrën e Barcelonës për 1/8 e UEFA Champions League.

Problemi kryesor i Pellegrinit për këtë takim nuk është vështirësia e kundërshtarit, por mungesa e disa nga lojtarëve të tij më të rëndësishëm, transmeton Supersport.

“Aguero, Fernandinho dhe Nastasic me shumë mundësi nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Barcelonës, dhe kjo është ajo çka më shqetëson më shumë. Për fat të mirë kemi rikuperuar Samir Nasri dhe Javi Garcian.

“Ndaj katalanasve besoj se do të vuajmë më shumë mungesën e Fernandinhos pasi ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, nëse Scolari ka parë ndeshjet që ai ka zhvilluar këtë sezon me Cityn me siguri do ta grumbullojë për në Kupën e Botës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button