Pa bashkëpunim mes ndërmarrjeve vendore, dobi e vogël e investimeve të huaja

Vitin e kaluar, kompanitë vendore kanë fituar rreth 46 milionë euro nga investitorët e huaj nga zonat e lira. Kjo është mjaft pak nëse merret parasysh se në zonat janë importuar mallra nga thuajse 1.3 miliardë euro, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

“Duhet të punohet më shumë në rritjen e bashkëpunimit me kompanitë dhe investimet për ekonominë maqedonase që me të vërtetë të shohë dobi nga subvencionet që u jepet investitorëve të huaj. Sipas Zyrës për zonat zhvillimore teknike-industriale, bashkëpunimi me kompanitë vendore me shfrytëzuesit në TIR-zonat kanë arritur vlerë prej 46 milionë euro gjatë vitit 2015. Kjo është mjaft pak, nëse merret parasysh se importi në këto zona ka arritur 1.475 miliard euro, ndërkaq ndërmarrjet kanë importuar mallra me vlerë prej 1.245 miliard euro.

Qendra për analiza ekonomike, vlerëson se, tani për tani, nuk ka dobi të madhe prej investimeve të huaja, por ajo mundet të rritet në vitet e ardhshëm. Sipas tyre, nga zonat ka eksport të madh, por ata gjithashtu kanë edhe import të madh dhe për këtë duhet patjetër të rriten lidhjet e ekonomisë lokale. Ata tani e shfrytëzojnë fuqinë punëtore të vendit. Në fund të vitit të kaluar, në investimet e huaja të subvencionuara, kanë punuar përafërsisht 12.500 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button