Arsimi, shëndetësia dhe gjyqësori kanë nevojë për ndryshime ligjore

Organizatat qytetare kërkojnë ndryshime në rregullativën ligjore. Propozimet e tyre janë për ndryshime të ligjeve në fushën e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, të drejtave të njeriut dhe arsimit. Gjithë kjo duke u bazuar në anketat në terren që i kanë zhvilluar vet organizatat, transmeton Portalb.mk.

“Reformat që rekomandohen nga BE dhe marrëveshjet e ratifikuara për ndryshimet e ligjeve aktuale nuk zbatohen në tërësi. Ndonjëherë sjellën ligje të kundërta me atë që paraprakisht janë dakorduar me rekomandimet e BE-së”, tha Mirosllav Draganov nga Instituti për të drejta të njeriut.

Në panel diskutimin morën pjesë edhe kategori e qytetarëve të prekur nga sëmundje të rralla. Ndërkaq, u prezantuan edhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët të cilët kanë nevojë për t’u mjekuar më vajin e kanabisit.

“Në Maqedoni nëse ke sëmundje të rrallë, gjithë të injorojnë. Kjo kategori e njerëzve, të cilëve u përkas edhe unë ballafaqohen me shumë probleme, për shkak mospasjes së evidencës për persona me sëmundje të rralla, mosqasje në barna që duhet t’i marrim në të gjitha qytetet dhe arsimimi jo i mjaftueshëm i mjekëve për këto sëmundje”, deklaroi Anja Bosilkova nga shoqata jo qeveritare “Uillson- Maqedoni”.

Nga fusha e arsimit u prezantua iniciativa për implementimin e resurseve arsimore që përfshinë ligjet për arsimin fillor të mesëm dhe atë të lartë, ligjin për librat në shkollë fillore dhe të mesme dhe ligjin për të drejta autoriale dhe të ngjashme.

“Për faktin se te ne nuk ka qasje të mjaftueshme deri të resurset e hapura arsimore, është i nevojshëm ndryshimi në disa ligje, por, kuptohet duhet të ketë kujdes që të mos shkelen të drejtat autoriale të autorëve të librave shkollore”, theksoi Tamara Resavska nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

Panel diskutimi ishte mundësuar nga Fondacioni për Demokraci Vestminer dhe nga Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, e cila ka përgatitur broshurë për hulumtim dhe shkrim të dokumenteve për politika publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button