Dime Spasov si fantazmë në  Ministri, “disa e shohin, disa jo”

Të punësuarit në Ministrinë  e Punës dhe Politikës Sociale, thonë se Dime Spasov, nuk vjen në vendin e tij të punës, por edhe nuk e kanë parë as automobilin e tij, nga dita kur ka bërë disa aksidente komunikacioni (28 tetor, 2016), njofton Portalb.

Por, zëdhënësi i Spasovit, Marjan Gievski, megjithatë, thotë se ajo nuk është e vërtetë. Në pyetjen e “Meta-s” se zëvendësministri plotësues a vjen në punë, ai nëpërmjet sms-porosisë tha “Po”.

Ministria e Punëve të Brendshme më 29 nëntor deklaroi se Dime Spasov ka bërë dy aksidente të komunikacionit me veturën të tipit “Tuareg” dhe më pas ka ikur, ndërkaq në polici është paraqitur një tjetër person (M.T.), por policia pasi i ka parë rrethanat ka ardhur në përfundim se veturën nuk e ka vozitur ai.

Spasov, në një intervistë e pranoi se ai e ka vozitur automjetin, ndërkaq në të njëjtën ditë, MPB, paraqiti kallëzim penal. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button