Egjipti heq dënimin me vdekje ndaj Morsit

Gjykata në Egjipt ka hedhur poshtë dënimin me vdekje ndaj presidentit të rrëzuar egjiptian Mohammed Morsi në rastin e njohur si “arratisje masovike nga burgu në vitin 2011”, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime gjyqësorë në kushte anonimiteti pohojnë se gjykata ka urdhëruar rigjykim.

Gjykata egjiptiane në fund të qershorit konfirmoi vendimin me të cilin Morsi dënohet me vdekje. Më parë, gjykata lëshoi vendimin me të cilin Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, i cili u rrëzua me anë të grushtit ushtarak në vitin 2013, dhe 16 të pandehur të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm nën akuzat e “spiunazhit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button