Partitë fshehin prej ku i financojnë fushatat, që kushtojnë rreth 1 milionë euro

Presidenti amerikan Donald Tramp në fushatën zgjedhore ka shpenzuar 600 milionë dollarë ndërsa kundër- kandidatja e tij, Hilari Klinton më shumë se 1 miliardë euro. Ndërsa në Maqedoni për fushatat zgjedhore të kandidatëve të partive më të mëdha politike për zgjedhjet presidenciale në vitin 2014-të janë shpenzuar rreth 1 milionë euro.

Për fushatën zgjedhore e Gjorgje Ivanovit, VMRO DPMNE ka shpenzuar 878. 781 euro, tregon raporti i tyre financiar. Ndërsa LSDM ka shpenzuar katër herë më pak apo 282.193 euro.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2014

VMRO DPMNE-878.781 euro

LSDM-282.193 euro

Raportet financiare për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2014-të tregojnë se partitë në pushtet kanë shpenzuar rreth 1,5 milionë euro ndërsa LSDM rreth 200 mijë.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2014

VMRO DPMNE-1,5 milionë euro

LSDM- 200.000 euro

Kryetarja e “Transparencë Maqedoni” Slagjana Taseva për “Meta” thotë se problemi kryesor lidhur me financimin e fushatës zgjedhore nga partitë është se raportet nuk tregojnë realisht gjendjen gjegjësisht nuk ka të dhëna të hollësishme për hyrjen dhe daljen e parave.

“Shpenzojnë më shumë sesa realisht tregojnë ndërsa nuk dihet kur i mbulojnë minuset e llogarive. Institucionet shtetërore nuk vërtetojnë deri në fund nëse kreditë e marra janë kthyer, nëse llogaritë janë paguar, sepse kishte edhe raste të këtilla. Institucionet nuk kanë saktësuar se si janë mbuluar minuset. Gjithashtu, duhet të vërtetohet legaliteti i shpenzimit të parave të partive që destinohen për funksionimin e tyre e jo vetëm për mbulimin e minusit” thotë Taseva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button