Udhëtimi i lamtumirës, detyra më e trishtë e Obamës

Barack Obama kaloi muajt para zgjedhjeve amerikane duke e cilësuar Donald Trumpin si të papërshtatshëm për detyrën e presidentit. Tani, Obama duhet të kthejë mbrapsht fjalët e tij, pasi gjatë turneut të lamtumirës në Europë, që pritej të ishte një udhëtim triumfatori, Obama ka detyrën e vështirë të sigurojë aleatët nervozë se Presidenca “Trump” nuk do të jetë aq e keqe sa druhen ata, shkruan Top Channel.

Sigurisht që është e vështirë, pasi një prej njerëzve që Obama do të takojë është homologu i tij francez, François Hollande, që tha se fjalët e Trumpit të krijojnë ndjesinë e përzierjes. Obama u tregua kavalier dhe ftoi Trumpin në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve.

Por ndërsa shqetësohet se miliarderi mund të zhbëjë trashëgiminë e tij, mund ta ketë të vështirë të fshehë ndjenjat e vërteta në takimet me krerët e Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Francës, në Berlin. Në maj, Obama tha se Trumpi ka shqetësuar aleatët, pasi ka treguar me fjalët e tij se nuk i njeh fare çështjet botërore, ose është më i interesuar për mesazhe në “Twitter”, sesa të mendojë për sigurinë e Amerikës.

Ekspertët thonë se çdo përpjekje e Obamës për të zbutur këtë analizë thumbuese nuk do të jetë bindëse. Obama pritet të ofrojë siguri se Trump, i cili ka kritikuar NATO-n, nuk do të ndryshojë dot aleancën, megjithëse s’mund të jetë i sigurtë për këtë.

Obama do të nxisë Europën që të mbrojë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe paktin e Parisit për klimën, dy tema të sulmuara nga Trump. Ekspërtet thonë se udhëtimi i tij i lamtumirës në Europë mund të jetë i trishtuar, pasi fuqia e Obamës po venitet. Obama, president historik, tashmë është thuajse histori. Ndërsa Trumpi është i vendosur të zhbëjë pjesën më të madhe të punës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button