Ja çfarë thotë Shehapi për gjendjen e keqe në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Bexhihudin Shehapi, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës e mohon gjendjen e mjerueshme në objektin e Shtëpisë së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Sipas tij, në këtë objekt janë bërë shumë intervenime, raporton Portalb.mk.

“Unë nuk pajtohem me ju të nderuar gazetarë se gjendja është mjerim. Unë deri tash fola për intervenimet në kontinuitet në këtë objekt. Mbetet në fokus të interesimit tonë. Faktet flasin se atje janë bërë shumë intervenime”, kështu është përgjigjur Shehapi në pyetjen gazetareske se pse është në gjendje të mjerueshme Shtëpia e alfabetit shqiptar në Manastir.

Ai shprehet i kënaqur që në kohën e duhur është kryer projekti i interierit, që ka kushtuar 7 milion e 900 mijë denarë.

Sipas tij, sa i përket rregullimit të pjesës së jashtme të godinës, është miratuar projekti që do të realizohet me ndihmën e Fondeve IPA të BE-së. Shehapi nuk cakton afat por thotë se në vitin 2017 do të fillojë realizimi i projektit.

Ai këto komente i ka bërë gjatë konferencës për shtyp në Ministrinë e Kulturës, ku Shehapi shpalosi agjendën e shënimit të manifestimit “Manastiri feston”, kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button