Vazhdojnë protestat e shoferëve të furgonëve 8+1

Duket se protesta disaditore e zhvilluar nga pronarët dhe shoferët e furgonëve taxi, ka planifikuar që të mos të ndalet, por të qëndrojë rezistente dhe afatgjatë. Momentalisht, protestat e tyre janë duke u mbajtur në qytetin e Elbasanit, Korçës, Burrelit, etj.

Protestuesit pohojnë të bindur se, nuk do të ndalen përsa i përket vazhdimit të mëtejshëm të kësaj proteste, dhe këmbënguljes që kanë këta të fundit për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj nisme tashmë të ndërmarrë.

Në fjalën e tyre ata theksuan faktin se, kërkesat që i kanë parashtruar qeverisë janë anashkaluar apo injoruar nga qeveria këtë javë.

“Kjo është luftë për mbijetesë, ne nuk ndalemi do t’i shkojmë deri në fund, do vazhdojmë të dalim në rrugë”, shprehen protestuesit. 

Ndërsa shoferët e Burrelit kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, duke bllokuar rrugën nacionale. ”Do marrim leje në polici për këtë protestë”, – kanë vijuar ata./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button