Rruga e Arbërit që duhet të lidhë Dibrën me Tiranën pritet të nisë në maj të 2017

Punimet për ndërtimin e segmentit më të vështirë të Rrugës së Arbërit prej 27 km, nga Tujani tek Ura e Vashës në Shqipëri, pritet të nisin në fillim të muajit maj të vitit 2017.

Ndryshe, Rruga e Arbrit , respektivisht këtë të fundit me autostradën Kërçovë-Gostivar-Shkup.  Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën gjatë diskutimeve të p/buxhetit të vitit që vjen në Komisionin e Ekonomisë se është ngritur komisioni për shqyrtimin e ofertave të reja në Ministrinë e Transporteve, pas dështimit të negociatave me kompaninë kineze “China State Construction”. Sipas tij, oferta e kompanisë kineze ishte në kundërshtim me interesin publik.

Por Ahmetaj tha se ka oferta të pakërkura që janë paraqitur me projekte konkrete në Ministrinë e Transporteve, të cilat po shqyrtohen dhe deri në maj 2017 parashikohet që procedura të ketë mbaruar dhe të kenë nisur punimet. Sipas Ahmetajt, Qeveria i qëndron idesë që segmenti më i vështirë i Rrugës së Arbërit të ndërtohet me koncesion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button