Obama: Më vjen keq që nuk e mbylla Guantanamon

Presidenti amerikan Barak Obama mbrëmë shprehu keqardhje pasi gjatë mandatit të tij tetëvjeçar nuk ka arritur ta mbyllë sektorin e burgut në bazën në Guantanamo.

Në fjalimin e tij të parë deri te populli pas zgjedhjes së Donald Trampit për pasardhës të tij, Obama e akuzoi Kongresin, ku shumicë kanë republikanët, se e ka pamundësuar ta mbyllë “këtë punë të mallkuar”, duke menduar në burgun në bazën amerikane në Guantanamo në Kubë.

Obama që në zgjedhjet në vitin 2008 premtoi se që në “muajt e parë të mandatit të tij” do ta heq dënimin me burg në Guantanamo, ku mbahen xhihadistët nga tërë bota të dyshuar për terrorizëm.

Megjithatë për dy mandatet e tij, Obama arriti vetëm ta reduktojë numrin e të burgosurve në Guantanamo në 60.

Mbyllja e sektorit të paraburgimit në Guantanamo e bllokoi Kongresin, anëtarët e të cilëve konsiderojnë se në të ende ka persona të cilët do të mund të paraqesin kërcënim për sigurinë e SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button