Presidenti amerikan Barack Obama mbërrin në Greqi

Presidenti amerikan Barack Obama ka mbërritur paraditen e sotme në Athinë, vizitë që kjo shënon nisjen e turit të tij të fundit si President i SHBA-vem shkruajnë mediat greke, citon Syri.net.

Sipas mediave greke, qeveria greke e konsideron vizitën historike, pavarësisht nga fakti që Obama e lë detyrën e tij pas dy muajsh dhe e llogarit si mbështetje të presidentit amerikan për të zgjidhur problemin e borxhit public.

Presidenti amerika në Athinë të martën, pas takimit me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, pasur nga një konferencë shtypi dhe në mbrëmje, në pallatin presidencial, do të mbahet një darkë në nderim të Obama-s.

Të mërkurën, Obama do të vizitojë Akropolin dhe Qëndrën Kulturore të Fondacionit “Stavros Niarhosa” dhe do të mbajë, siç pritet, një fjalim dedikuar demokracisë.

Nga Greqia, presidenti amerikan do të shkojë në Gjermani.

Kjo është e katërta vizitë e një presidenti amerikan në Greqi, 14 vjet pas vizitës së fundit prej tyre, asaj të Bill Clinton në 1999.

Më parë Greqinë e kanë vizituar Dwight Eisenhower në kulmin e Luftës së Ftohtë, në dhjetor të vitit 1959 si dhe George Bush në korrik të vitit 1991.

Sindikatat greke dhe një numër organizatash politike janë duke planifikuar protesta kundër presidentit amerikan.

Axhenda

“Ne po presim vizitën e Presidentit Obama, një lider i shquar i progresit, vija e të cilit simbolizon ndryshim dhe progress për miliona njerëz në mbarë botën,” tha përfaqësuesi i qeverisë greke për gazetarët kur njoftoi vizitën e sotme.

Axhenda e bisedimeve: Për të lehtësuar çështjen e borxhit publik të Greqisë dhe progresin e reformave ekonomike; një zgjidhje për Qipron; krizën e refugjatëve; çështje të politikës rajonale dhe investime në ekonominë greke.

Athina beson se vizita e presidentit amerikan në Greqi është një mbështetje reale për përpjekjet e qeverisë greke për të kapërcyer krizën ekonomike.

Pala greke pret jo vetëm deklarata në mbështetje të zgjidhjes së borxhit grek, por dhe që Obama më pas në Berlin të ndërhyjë për një zgjidhje për këtë problem jetik të Greqisë, nga I cili varet suksesi i programit grek për zgjidhjen e krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button