Reagon Çejku: Helmimi i nxënësve, akt barbar

Ish ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku ka reaguar në profilin e tij në facebook lidhur me helmimin e nxënësve të Gostivarit.

Ai në këtë postim shkruan se helmimi i nxënësve në Gostivar, ishte një lajm që e ka tronditur sot.

“ Duke ju uruar shërim të shpejtë nxënësve dhe stafit të shkollës ekonomike në Gostivar, i siguroj se sot jam pranë tyre me shprehjen e protestës sime për këtë akt barbar dhe u kërkoj organeve shtetërore hetim të kësaj ngjarjeje të turpshme dhe kriminale! Ju ftoj të gjithëve për solidaritet me nxënësit, mësuesit, drejtuesit e kësaj shkolle, familjarët e tyre dhe vëllezërit tanë në Gostivar!”, shkruan Cejku.

Lajme të ngjashme

Back to top button