Tashevska Remenski: Mbikëqyrja në Lidhjen e të verbërve është obligim ligjor, nuk është i lidhur me zgjedhjet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski i hodhi poshtë pohimet e Lidhjes kombëtare të personave të verbër se mbikëqyrja pë punën e tyre financiare është për arsye politike dhe në kontekst të zgjedhjeve.

Tashevska Remenski në konferencën për shtyp tha se edhe pse është kërkuar, nga Lidhja kombëtare e të verbërve deri tani nuk kanë dorëzuar asnjë dokument për punën financiare që ka qenë lëndë e mbikëqyrjes, me kërkesë të Komisionit antikorruptues. Për këtë arsye, siç theksoi, MPPS-ja të premtën janë drejtuar deri tek Enti shtetëror për revizion dhe kanë kërkuar që revizioni nëpër Lidhjet të bëhet përmes Ministrisë së Financave.

Për lëndën, siç tha, për keqpërdorim të mjeteve financiare nga ana e kryetarit të Lidhjes së personave të vebrër të RM-së, shkurtim të ndihmës së shtetit për anëtaret e Lidhjes, suspendim të organeve të Lidhjes dhe shumë parregullsi tjera, Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit nga gushti i vitit të kaluar deri te Ministria, gjithashtu, kanë mbërritur dy fletëparaqitje plotësuese me shkrim dhe shtatë vërejtje elektronike nga shoqata komunale, anëtare të Lidhjes kombëtare të së verbërve dhe Lidhejs kombëtare të personave të shurdhër dhe memec të cilët, sipas Remenskit, për shkak të rpesioneve nga kryetari kanë kërkuar të mbeten anonimë. me ato dokumente, theksoi, ëstë konfirmuar se lidhjet kombëtare nuk e kanë përmbushur obligimin e tyre ligjor për transferim të mjeteve financiare deri te anëtaret e Lidhjes.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Tashevska-Remenski tha se çështja e mbikëqyrjes në asnjë rast nuk guxon të ndërlidhet me zgjedhjet sepse, potencoi, MPPS ka obligim ligjor dhe të drejtë të realizojë mbikëqyrje.

“Komisioni është formuar jashtëzakonisht për mbikëqyrje ndaj punës financiare të Lidhjes kombëtare të të verbërve, i cili, për fat të keq nuk u zbatua dhe mbetëm në pamundësi që për herë të dytë t’u përgjigjemi kërkesave të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit dhe vetë Ministrisë”, tha Tashevska Remenski, e cila pohon se Komisioni është përzënë pa kurrfarl argumente dhe me fyerje të ashpra.

Lidhur me pohimin nga Lidhja kombëtare se persona joprofesionistë janë dërguar për mbikëqyrje, ministrja resore theksoi se Komisioni është i përbërë nga të punësuar shumëvjeçarë nga sektorët adekuat kompetentë vetëm për çështje financiare.

Sipas Tashevska Remenskit, kryetari i Lidhjes kombëtare së të verbërve thekson manipulime të ashpra sepse, siç tha, nuk janë kërkuar dosje personale e as kontroll në ndonjë dokumentacion tjetër që nuk është i lidhur me punën financiare.

“Nga këto aqrsye çdo dalje e kryetarit të Lidhjes kombëtare së të verbërve që të flet në emër të të gjithë anëtarëve dhe të akuzojë për ndonjëfarë presione i konsideroj për manipulim i porositur politikisht dhe tentim për keqpërdorim për qëllim të cilat nuk përshtaten me qëllimet programore të Lidhjes kombëtare të personave të verbër të RM-së. Në vend që të kërkojë ndjesë nga dikush tjetër d të jetë e ndershme që Zharko Sallkovski t’u kërkojë ndjesë të gjithë personave të verbër në RM dhe të mos i fusë në qëllimet e tij personale për papërgjegjësi”, tha Remenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button