Si i përdorën nazistët mushkonjat në luftë

Shkencëtarët gjermanë që punonin në kampin e përqendrimit në Dakau kanë kryer kërkime të thelluara për përdorimin e mushkonjave të infektuara me malarie si armë vdekjeprurëse gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Këtë zbulim e ka bërë Dr Klaus Reinhardt i Univesitetit të Tuebingenit, i cili ka studiuar me qindra dokumente të arkivuara në Institutin Entomologjik të Dakaut.

Sipas dokumenteve që ai ka shqyrtuar, bilogët gjermanë kryenin kërkime për të gjetur se cilat nga llojet e mushkonjave mund të mbijetonin më së miri jashtë habitatit të tyre natyral.

Ai tha se disa prej këtyre llojeve të mushkonjave, të cilat ishin infektuar me malarie u zhvendosën në territorin e aleatëve apo vendeve që ishin në luftë me Gjermaninë, edhe pse rezultatet nuk ishin aq të kënaqshme.

Një grup shkencëtarësh punonte brenda kampit të Dakaut për të gjetur mënyra efikase se si mushkonjat e infektuara me sëmundjen e tifos dhe malaries mund të përdoreshin në luftë kundër armikut.

Madje, ka raporte se disa prej hebrenjve që gjendeshin në Dakau humbën jetën prej këtyre sëmundjeve. Gjatë kërkimeve të këtyre shkencëtarëve, u testuan disa lloje mushkonjash, të cilat mund të jetonin të paktën katër ditë pa ujë dhe ushqim.

Ato mund të infektoheshin nga malaria por përsëri mund t’i mbijetonin sëmundjes aq sa për të infektuar një numër të madhe njerëzish.

Këto lloj mushkonjash u testuan, fillimisht te disa hebrenj në kampin e përqendrimit dhe u përdorën edhe në luftë, por nuk shkaktuan dëme të mëdha./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button