RDK: Helmimi i të rinjëve shqiptarë është një akt i turpshëm

Kanë reaguar nga partia e Rufi Osmanit lidhur me helmimin e nxënësve shqiptarë në Gostivar

Sipas RDK-së ky fenomen është mirë i njohur për shqiptarët nga helmimet e nxënësve shqiptarë në Kosovë në vitet 89 dhe 90 të shekullit të kaluar.

“Kjo vepër e shëmtuar që prek shpirtin dhe zemrën e çdo shqiptari na ballafaqon me të vërtetën e hidhur se shkollat publike sot nuk garantojnë as kushtin më elementar të sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve tonë përkundër faktit që shpenzimet e sigurimit të shkollave i bartin prindërit shqiptarë dhe jo qeveria dhe komuna.

Duke shprehur përkrahjen me të sinqertë për shëndetësim e plotë të të rinjve shqiptarë, ngel të shpresojmë se kjo qeveri pa kredibilitet publik nuk do përsërit dështimin e radhës në zbulimin e fajtorëve që ishte karakteristikë e sajë na rastin e pësimeve të të rinjve shqiptarë në rajonin e Shkupit.

Në këto momente të vështira për Gostivarin, për të rinjët dhe të rejat shqiptare, lus Zotin e madhërishëm për shëndetin e tyre duke shpresuar se këta duar të zeza që prekin mbi pasurin dhe vlerën tonë më të shenjët –RININ SHQIPTARE do të marrin dënimin e merituar nga ZOTI dhe drejtësia”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button