Tentim shumë brutal për njollosjen e atyre që mendojnë ndryshe

[Recension: E gjithë bota e kuptoi se do të ketë ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm Sorosoidët assesi ta kuptojnë]

Titulli i tekstit që e recensojmë është tendencioz dhe dezinformues, për shkak se u ngjet etiketa njerëzve si “sorosoidë” vetëm për shkak se nuk u ka pëlqyer zgjedhja e Donald Trampit për kryetar të SHBA-ve. Mirëpo, teksti nuk jep përgjigje se pse këta njerëz janë “sorosoidë” dhe cili është kriteri që të fitohet etiketa e tillë. E dyta, ajo që atyre nuk u pëlqen se kë e kanë zgjedhur për kryetar qytetarët e SHBA-ve, nuk i vë automatikisht në kategorinë “sorosoidë”.

trampLinku deri te artikulli origjinal: E gjithë bota e kuptoi se do të ketë ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm Sorosoidët assesi ta kuptojnë

Data dhe koha e publikimit: 09.11.2016, 22:25

Data e recensionit: 11.11.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

SELEKTIVITET NË “ARGUMENTIM”

Теksti fillon me një qasje shumë selektive dhe të anshme të teksteve, të cilat në njëfarë mënyre e arsyetojnë dhe e lavdërojnë zgjedhjen e Trampit. Mosbalancimi i tekstit shihet edhe në atë se nuk janë prezantuar tekstet, për shembull, të medieve kryesore botërore, të cilat publikuan analiza negative për zgjedhjen e Trampit për kryetar. Me këtë rast, nga deklarata e analistit që është përdorur në tekst, nuk mund të nxirret përfundimi se fokusi i Trampit do të jetë në plan të brendshëm dhe se nuk do të përzihet në politikën e brendshme të vendeve ballkanike. Për intervenimet amerikane jashtë vendit mund të jepet një interpretim i gjerë, që mund të mos i përfshijë vendet e ballkanit, politika e brendshme e të cilave, sipas interpretimit që sundon në tekst, duhet të mbetet e paprekur nga ana e amerikanëve. Ose me fjalë të tjera, teksti dëshiron të thotë se Trampi premton se nuk do të përzihet në politikën e brendshme të vendeve ballkanike, që nga kjo perspektivë, nuk mund të dihet.

Nuk mund të priten lëvizje drastike në politikën ndaj Ballkanit dhe konkretisht ndaj Maqedonisë, mirëpo besoj se në periudhën e ardhshme, në qoftë se Trampi mbetet në premtimin që e ka dhënë gjatë fushatës, administrata e tij më tepër do të fokusohet në problemet e brendshme të SHBA-ve, e më pak në intervenimet jashtë vendit, thotë Milosavljeviq.

SULM I DREJTPËRDREJTË

Në vazhdim të tekstit, me emra dhe mbiemra janë veçuar persona, të cilët janë kualifikuar si “sorosoidë” me “mëkatin e madh” – nuk u paska pëlqyer zgjedhja e Trampit për kryetar të SHBA-ve. Këtu bëhet etiketimi dhe nënçmimi i tyre vetëm për shkak se kanë shkruar statuse negative për zgjedhjen e Trampit. Çdokush ka të drejtë ta shprehë mendimin e tij, pa u vënë me këtë rast në ndonjë kategori të njerëzve dhe pa iu ngjitur etiketa. Теksti nuk ofron përgjigje se pse personat e përmendur janë “mercenarë të Sorosit” dhe a nënkupton kjo se nëse dikush nuk pajtohet me zgjedhjen e Trampit, se automatikisht është “sorosoid”.

Vetëm mercenarët e Sorosit në Maqedoni nuk mund ta kuptojnë. Nga rezultatet e zgjedhjeve në SHBA i pakënaqur është gazetari Borjan Jovanovski, i cili humbjen e Hillarit e krahasoi me sulmin terrorist të datës 09.11.2001 ku jetëm e humbën mbi 3.500 persona. Thënë të vërtetën, Hillari Klinton është në përparësi me 200.000 vota të amerikanëve ndaj Donald Trampit, mirëpo sistemi i votimit të tyre me elektorë e përcaktoi fituesin e zgjedhjeve. Edhe Branko Geroski e sulmoi vullnetin e votuesve amerikanë.

I gjithë teksti është i njëanshëm dhe favorizues. “Burimi” i vetëm i tekstit është zgjedhja e selektuar e statuseve në Facebook nga njerëzit që në përgjithësi janë të njohur si kritikues të pushtetit. Prandaj, qëllimi është që mendimi i tyre të paraqitet si i gabuar. Si kundërtezë e qëndrimit të tyre përsëri janë zgjedhur në mënyrë selektive tekste nga ueb-faqe të vendeve fqinje, pa i marrë parasysh publikimet në mediet e njohura botërore, të cilat poashtu publikuan shumë tekste për fitoren e Trampit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button