Tetovë, qentë e helmuar hidhen skajeve të qytetit

Tetovë, 14 shkurt – Rreth 40 qen të ngordhur janë vërejtur nga banorët e lagjes 146 në Tetovë. Qentë supozohet se janë të helmuar, thonë banorët të cilët janë të shqetësuar për këtë fenomen.

Krahas qenve po ashtu kanë ngordhur edhe dy dhi dhe një lopë në këtë vend. Qytetarët janë të shqetësuar se në atë vend qarkullojnë edhe fëmijë. Disa nga qentë janë edhe të pronarëve të banorëve por nuk dihen arsyet se si ka ardhur deri te kjo gjendje por të njëjtit kundërmojnë erë të rëndë.

Dilema se bëhet fjalë për qen endacak apo të sjellë hidhet poshtë nga Ndërmarrja Publike pasi që sipas tyre, NPK-ja Tetovë kanë lidhur një bashkëpunim për strehimin e qenve endacak në Tetovë të cilët strehohen dhe mirëmbahen në Trebosh. Më 31 janar drejtori i kësaj ndërmarrje Xhelal Ceka tha se kanë një bashkëpunim me një kompani për largimin e qenve endacak.

Lajme të ngjashme

Back to top button