A do të triumfojë Çështja Çame, kundrejt Greqisë ?

Çështja Çame mori jetë dhe mbështetje të forte me krijimin e PDIU- së (Partia për Demokraci Integritet dhe Unitet) me Kryetar Shpëtim Idrizin ku misioni i saj është mjaft i qartë: “Ne jemi partia e kauzave kombëtare, e çështjes çame, e bashkimit kombëtar, e mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë në menaxhimin e vendit. Atdheu është kryefjala që duhet të na udhëheqë”.

 

Nga Olsjan Topalli

Çfarë ka thënë Idrizi për Çamërinë ?

“Unë jam çam, por jam edhe europian”, sepse atje larg, nga një politikan që nuk i përket kombit tim mora një përgjigje që duhet të ma jepnin këtu e 72 vjet më parë politikanët, në radhë të parë të vendit tim dhe pastaj të huajt.
Por, rëndom jemi fshehur. Kemi vënë një kapak përsipër, në mënyrë që mos t’i prishim terezinë fqinjit gërrnjar dhe lojcak. Gjatë këtyre viteve shpesh kam menduar që më shumë se nga të tjerët ne, vetë shqiptarët kishim më shumë frikë prej Çështjes Çame. Ne sikur donim ta harronim, ta fshihnim atje në qoshet e institucionit të harresës, ia kishim drojën hapjes së një derti që mund të na shkaktonte andralla.
Por, nuk harrohet edhe sikur ta kishim vullnetin e plotë për këtë gjë. E tërhoqëm zvarrë ndër vite, madje shumë të vështira kujtimin e njerëzve tanë, kujtimin e sakrificës që bënë ata patriotë jo për krahinën e tyre, Çamërinë, por për Shqipërinë. Nuk e lamë pas shpine edhe kur ishte turp të thoje që je çam, as sot, kur lloj-lloj kulisash kërkojnë të ngrejnë një çështje ta paqenë, sektarizmin krahinor mes vedit. As sot, kur qarqe të caktuara financojnë politikisht dhe mediatikisht antiçamizmin.

Qëndrimi i Kryeministrit Rama

Edi Rama mbështet me vendosmëri të plotë Çështjen Çame, ku ndër të tjera ka thënë: “unë jam kryetari i të parës parti politike shqiptare që çështjen çame e futi të zezë mbi të bardhë në programin e vet”. Po ashtu ai ka pohuar se Çamëria është Shqipëri dhe Çështja Çame është çështje shqiptare, ku i përket gjithsecilit prej nesh.

Qëndrimi i BE- së

Tashmë Çështja Çame ka marë përmasa “globale” e njihet nga të gjithë, diskutohet nga të gjithë, kritikohet nga të gjithë, dhe nga të gjithë sëbashku do mare zgjidhje dhe kjo është e padiskutueshme. Pra, Çështja Çame nuk ka më kthim pas. Gjithashtu kjo çështje u diskutua në Bruksel ku u cel edhe dosja. Në një deklaratë mbi qëndrimin e tij rreth këtij ngërçi Johanes Hahn theksoi : “Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dyja vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”
Kjo deklaratë “bombë” nuk u prit mirë nga Athina zyrtare, ku sipas tyre kjo çështje nuk egziston dhe se deklarata e Hahn është e njëanshme dhe e pavërtetë.

Përse Greqia ka frikë nga Çështja Çame ?

Greqia nuk do që të zgjidhet kjo çështje pasi Çamëria është një ndër vëndet më të pasura të, pasi ky vend ka një pozitë gjeografike mjaft të favorshme. Grekët e cilësojnë Çamirinë si 1/3 e pasurisë së përgjithshme të tyre. Ata e dine fare mire se çfarë do ndodhë me zgjidhjen e ngërçit politik midis Tiranës edhe Athinës dhe ato që do të kërkojë popullsia çame.
Me zgjidhjen e ngërçit kjo popullsi do të kërkojë:

a) Ngritjen e varreve të të rënëve çame gjatë luftës
b) Nënshtetësinë greke
c) Pronat e tyre të cilat kanë një vlerë të lartë
d) Dëmshpërblim për të gjitha trazirat që i kanë shkaktuar

Këto janë disa nga kërkesat kryesore që shteti Helen ndihet i frikësuar dhe nuk negocion me Shqipërinë, duke mbajtur në fuqi edhe ligjin e luftës që prej vitit 1966.

Nëse dikur vite më parë politikanët grekë ndiheshin superior kundrejt kësaj çështje, tashmë gjerat kanë ndryshuar. Diskutimet edhe pse të ashpra janë në rrugën e duhur falë dorës së hekurt të BE- së dhe SHBA- ve. Çështja Çame është një e vërtetë e pakontestueshme që do triumfojë me të drejtë. Greqia do “përulet” përpara Çamërisë, përpara kësaj beteje gati shekullore. Ditët e lavdisë po vijnë dhe janë shumë afër, Çamëria do të mposhtë Greqisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button