SHBSH pjesëmarrës në Panairin ndërkombëtar të librit në Stamboll

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni është duke marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të librit në Stamboll, në datat 12 deri 15 nëntor 2016, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës së RM-së.

Me këtë rast, ditën e diel, me 13 nëntor, u bë promovimi i dy kompleteve të librave: “Tokat e liruara”, të autorit Qerim Lita, dhe “Shkupi ndërmjet dy luftërave botërore”, me autor Skender Asani. Fjalë rasti në këtë promovim patën kryetari i SHBSH-së, Abdulmexhid Saliu, recensenti i rastit, Mustafa Ibrahimi, anëtar i kryesisë së SHBSH-së, si dhe dy autorët e kompleteve në fjalë, Qerim Lita dhe Skender Asani.

Në këtë promovim morrën pjesë një numër i konsiderueshëm i studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi dhe i bashkëkombasve tanë që jetojnë e veprojnë në këtë vend. Po ashtu, kjo ngjarje u përcoll edhe nga dy media të njohura në Republikën e Turqisë, TRT Avaz dhe Tek Rumeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button