QIK promovon librin e Delvina Kërlukut “Pasthënia e ditëve tona”

Qendra Informative Kulturore– Shkup, ju fton në promovimin e librit “Pasthënia e ditëve tona”,  nga Delvina Kërluku, e cila do të mbahet më 17.11.2016, me fillim në orën 19:00, Salloni 19:19.

Përndryshe, Kërluku është shkrimtare nga Dibra. Deri tani ka botuar libra me poezi: Muza, Altar, Gjurmë, Varg Vese, Fjordet e Vetmisë. Ёshtё nderuar me çmime letrare: “Vepra letrare”, Kosovë; “Çmimi Special”, Shqipëri; “Ura Letrare”, Maqedoni; “Dallga Poetike”, Maqedoni. Merret edhe me shkencë dhe publicistikё.

Ka marrё pjesё nё takime shkencore dhe manifestime kulturore – poetike nё vend dhe jashtё vendi. Ka qenë ligjeruese në USHT, degët e disperzuara në Shkup. Kryetarja e parë e Shoqatës “Josif Bageri”. Ёshtё anёtare e Shoqatёs sё Shkrimtarёve tё Maqedonisё dhe Lidhjes sё Shkrimtarёve Shqiptarё, nё Maqedoni. Libri i gjashtё i autores, kёsaj radhe vjen me tregime, me titull “Pasthёnie e ditёve tona”. Jeton dhe vepron nё Shkup.

Librin do ta promovojë: Adelina Marku,pjesë nga libri do ti lexojë, Teuta Ajdini Jegeni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button